14.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Policia arreston dy persona në Shipol të Mitrovicës, dyshime për djegien e “Gate Club”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë lidhje me djegien e “Gate Club” në Shipol, shkruan Mitrovica SOT

Diskoteka në fjalë ishte përfshirë nga zjarri më 14 shkurt të këtij viti.

Policia njoftoi se hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Rënda (NjHP) kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe operative, që kanë çuar në identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve, F. S., 36 vjeç, dhe M. M., 28 vjeç, shtetas të Kosovës.

Të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Hetuesit vazhdojnë me veprimet e mëtejshme hetimore për të zbardhur plotësisht rastin

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT