-1.1 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Operacion i madh nga Policia e Kosovës: Arrestohet i huaji që mashtronte kosovarët për viza të punës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, nën dyshimet për mashtrime me viza të punës, shkruan Gazeta Metro.


Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate se pas një hetimi disamujor, ka arrestuar një shtetas të huaj nën dyshimin për mashtrim të qytetarëve për rregullimin e vizave të punës.

“Pas hetimeve disa mujore është konstatuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari shtetas i huaj me iniciale (J. L.) pronar i një “agjencioni”,  ka kryer veprën penale “mashtrim” pasi përmes paraqitjes se fakteve të rreme, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete në mënyrë të kundërligjshme ka vënë në lajthim qytetarë të ndryshëm të Republikës së Kosovës se rregullon viza pune për në një shtet të BE-së duke dëmtuar qytetarët që kanë aplikuar për rregullimin e vizave të punës, secilin prej tyre në vlerë prej  150 deri në 300 euro”, thuhet në komunikatën e policisë.

Tutje në komunikatë bëhet e ditur që i dyshuari ka përfituar një shumë të madhe të parave

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka përfituar rreth 11.000 (njëmbëdhjetë mijë euro), duke mashtruar mbi 70 persona”, njofton Policia.

Policia njofton se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore të nevojshme, përfshirë sigurimin e dëshmive dhe intervistimin e palëve (viktimave), si dhe intervistimin e personit të dyshuar shtetas i huaj me iniciale (J. L.), në prezencën e avokatit mbrojtës, në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari (J.L.) dërgohet në mbajtje për 48 orë./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT