Mund të mos ketë aq myshteri sikur në mesditë, por Adnan Peci, është i kënaqur me nivelin e shitjeve që bënë herët në mëngjes.
E kjo është arsyeja pse ky tregtar, bashkë me disa afaristë tjerë po e kundërshtojnë vendimin e kthyer të komunës së Mitrovicës, që nga 1 nëntori, bizneset afariste të hapen vetëm nga ora 08:00 në mëngjes, në sezonën e dimrit.
Veç hapjes, të tjerë tregtarë po kërkojnë të shtyhet edhe mbyllja e dyqaneve, që është paraparë në orën 21:00.
Këta dy afaristë, dhe disa të tjerë, këto pakënaqësi i shfaqën në takim me nënkryetarin e komunës, Faruk Mujkën.
Kronikë nga Haris Ademi.