22.1 C
Mitrovice
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Përfaqësuesit e komunës nderuan me homazhe përkujtimi veprën e heroit të kombit Isa Boletini

Me rastin e 104 vjetorit të rënies së heroit të kombit, Isa Boletini, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari, Faruk Mujka, drejtorë komunal, dhe përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë homazhe përkujtimi tek Kulla e Isa Boletinit dhe shtatorja e tij në sheshin e qytetit.

Fillimisht përfaqësuesit e komunës kanë vizituar kullën e Isa Boletinit, ku të gjithë bashkërisht vendosën buqetë me lule të freskëta, për të vazhduar më pastaj nderimin tek shtatorja e vendosur në qendër të qytetit. Në fjalën e tij kryetari Bahtiri, theksoi se Isa Boletini është një atdhetar që ka bashkuar trojet shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Shqipërisë dhe për lirinë e trojeve shqiptare.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT