“Maldivet e Europës në vendin më të përballueshëm, në Shqipëri “-kështu e cilëson Ksamilin, e përditshmja britanike “Daily Mail”.
Siaps artikullit të Daily Mail, ekspertët e udhëtimeve rekomandojnë Ksamilin, si një fshat bregdetar magjepsës në Shqipëri një alternativë buxhetore kundrejt Maldiveve të cilat janë shumë të kushtueshme dhe jo të përballueshme për shumë qytetarë.
Në shkrimin e saj, prestigjozja britanike ka ndarë me lexuesit edhe vlerësimimet e turistëve të tjerë të cilët thonë se, ksamili është një version shumë më I lire se maldivet edhe pse kanë të njëjten bukuri natyrore.
Ujërat e kristalta dhe plazhet me rërë të bardhë të Ksamilit – e përshkruajnë atë si vendin më marramendës.
Turistët gjithashtu mund të eksplorojnë një pikë referimi historike të jashtëzakonshme ndërsa ndodhen në Ksamil.
Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është vetëm 17 kilometra nga fshati bregdetar/KlanTV