Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka dhënë detaje të reja në lidhje me përpjekjen e njerëzve të afërt të VV-së për të ia marrë votën për Albulena Haxhiun.
Ajo ka treguar se oferta që i është bërë në këmben të votës për të ia dhënë një vend pune si profesorësh në një universitet të Shkupit ka ndodhur para disa jave.
Në një prononcim për Tëvë1, ajo ka thënë se oferta ka ardhur njerëzit e partive që aktualisht janë në pushtet në Maqedoninë e Veriut.
“Kjo ka ndodhë para disa jave dhe nuk kam desht me fol, por reagova pasi z.Haradinaj e përmendi. Unë kam refuzu ofertën dhe nuk kam shku as në kafe. Oferta është bërë nga njerëz të partisë që janë në pushtet”, ka thënë Balje.
Sipas saj, personi që e ka kontaktuar ka qenë pjesë e UÇK-së.
“Kanë bërë ofertë ata të cilët janë në pushtet. Personi i cili ka bërë kërkesën është një doktorë prej Kosovës është pjestar i UÇK-së edhe e respektoj shumë. Unë e di se ai është duke më përcjell edhe personi e din se kush është edhe për respekt nuk po tregoj më shumë”, është shprehur Balje