Vranësirat do të dominojnë përgjatë ditës së shtunë. Reshjet e shiut gradualisht përfshinë vendin që nga orët e para të ditës, duke vazhduar kohëpaskohe përgjatë ditës, lokalisht me intensitet mesatar.
Duke shkuar nga mbrëmja reshjet pritet të pushojnë pjesëve perëndimore e qëndrore të vendit, e të vazhdojnë lokalisht pjesëve lindore.
Temperaturat maksimale pësojnë rënie të theksuar në 12C e 15C. Minimalet në mëngjes zbresin në 9C e 11C.
Frynë erë më e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-11m/s.