10.9 C
Mitrovice
E shtunë, 24 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Pesë studente të Fakultetit Juridik të UP-së kualifikohen në rundet finale të garës së drejtësisë në Gjermani

Pesë studente të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës janë kualifikuar për rundet me gojë të garës prestigjioze ndërkombëtare “Nuremberg Moot Court 2025”, e cila do të mbahet më 23–26 korrik në Gjykatën historike të Nurembergut, në Sallën Nr. 600 – vendin ku u mbajtën gjyqet ndaj udhëheqësve nazistë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ekipi i përbërë nga Morea Pula, Rea Hadri, Liza Rexhepi, Enxhi Avdyli dhe Greta Spahiu, përfaqëson UP-në në mesin e 40 universiteteve më të njohura botërore që janë kualifikuar për rundet finale, duke kaluar me sukses fazën e përgatitjes së memorandumeve, ku garuan gjithsej 140 ekipe.

Studentet janë udhëhequr nga trajneri Besnik Beqaj, asistent në Fakultetin Juridik, si dhe nga trajneret Nisa Ferati dhe Argjira Asllani, ish-garuese në edicionin e vitit 2023 të kësaj gare dhe të diplomuara të UP-së.

“Ky është një sukses dhe mundësi e jashtëzakonshme për përballje dhe shkëmbim njohurish në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare, në një ngjarje ku marrin pjesë profesorë dhe gjyqtarë të fushës si anëtarë të jurisë, duke simuluar proceset e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC),” thuhet në njoftimin e Fakultetit Juridik të UP-së më 23 maj 2025.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT