Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është distancuar nga deklarata e zëvendësministrit Arbër Vokrri i cili ka akuzuar ndërkombëtarët se kanë nxitur trazirat në veri.
Haxhiu ka thënë se Vokrri ka folur në emër të vetin dhe jo në emër të VV-së.
“Distancohem nga kjo deklaratë. Nëse është kështu unë distancohem nga kjo, nuk është qëndrim i VV-së, as i qeverisë. Deklarata do të trajtohen. E dimë kush i ka bërë trazirat. Vokrri është anëtar i VV-së. Nuk mund t’i tregoj dikujt çfarë të shkruaj e çfarë të thotë”, ka thënë Haxhiu.