15.1 C
Mitrovice
E enjte, 22 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Vengu: Kosovën do ta bëjmë pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji, pritën sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në një postim në Facebook, Vengu ka thënë se kanë folur për raportin e dy ushtrive.

“Bashkëpunimi strategjik dhe vëllazëror mes dy Forcave tona vijon të thellohet: nga trajnimi dhe arsimi ushtarak, te zhvillimi i industrisë së mbrojtjes, pjesëmarrja në stërvitje dhe përpjekjet e përbashkëta në nismat rajonale”.

“Së bashku do të punojmë për ta bërë Kosovën pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike”, ka thënë Vengu.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT