13 C
Mitrovice
E enjte, 22 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Dalin shifrat e fundit, shkalla e papunësisë në Kosovë shkon në 10.9%

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e katërt 2024. Sipas këtij publikimi shkalla e papunësisë në Kosovë 10,9%, një rritje e lehtë prej 0.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Kosova vazhdon të përballet me sfida të mëdha në tregun punës, e karakterizuar një shkallë të lartë të papunësisë, ekonomia joformale e konsiderueshme dhe pabarazia në politikat dhe praktikat e punës.

Ndërkohë, shifrat e punësimit në Kosovë vazhdojnë të jenë shqetësuese, me shifrat që tregojnë ende një shkallë të lartë të papunësisë dhe një pabarazi gjinore të theksuar.

Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin e fundit ka treguar se në për tremujorin e katërt të vitit 2024, shkalla papunësisë në Kosovë ishte 10,9%, shkruan Demokracia.com.

Sipas të dhënave të publikuara, shkalla e përgjithshme e papunësisë në Kosovë është 10.9%, që paraqet një rritje të lehtë prej 0.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (TM4 2023). Kjo rritje vjen në një kohë kur tregu i punës po përballet me sfida të shumta, përfshirë migrimin, transformimet ekonomike dhe sfidat strukturore në sektorin privat.

Popullsia në moshë pune (15 vjeç e lart) arrin në 1,074,704 persona, ndërsa:

Të punësuar: 417,175 persona (-27,011 krahasuar me TM4 2023)

Të papunësuar: 51,128 persona (-1,951)

Persona aktivë: 468,303 persona (-28,962).

Struktura e popullsisë në moshë pune

Popullsia në moshë pune (15 vjeç e lart) në Kosovë në TM4 2024 ka arritur në 1,074,704 persona. Kjo shifër përbën rreth dy të tretat e përgjithshme të popullsisë së vendit. Nga kjo kategori:

Persona ekonomikisht aktivë ishin 468,303, që është një rënie prej 28,962 personash krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023.

Persona joaktivë ishin 606,401, që paraqet gjithashtu një rënie domethënëse prej 71,170 personash, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Punësimi dhe papunësia në detaje

Numri i të punësuarve ishte 417,175, një rënie prej 27,011 personash nga TM4 2023.
Numri i të papunësuarve arriti në 51,128, një rënie modeste prej 1,951 personash.
Përkundër kësaj rënieje në numra absolutë, shkalla e papunësisë është rritur lehtë për shkak të ndryshimeve në numrin total të personave aktivë dhe faktorëve të tjerë demografikë e ekonomikë.

Treguesit kryesorë të tregut të punës (krahasimi TM4 2024 / TM4 2023):

Treguesi TM4 2024 Ndryshimi krahasuar me TM4 2023
Shkalla e punësimit 38.8% +1.0%
Shkalla e papunësisë 10.9% +0.2%
Shkalla e papunësisë te të rinjtë (15–24 vjeç) 18.4% -0.6%
Shkalla e joaktivitetit 56.4% -1.3%
Punësimi dhe joaktiviteti sipas gjinisë

Të dhënat theksojnë ende pabarazi të theksuar gjinore në tregun e punës:

Meshkujt e punësuar përbënin 55.8% të popullsisë aktive mashkullore, që është 1.0% më shumë se në TM4 2023.
Femrat e punësuara përbënin vetëm 21.8%, por kjo përfaqëson një rritje modeste prej 0.9%.

Ndërkohë, shkalla e joaktivitetit tek femrat mbetet shumë e lartë, në 73.2%, ndërsa për meshkujt është 39.6%. Kjo tregon për sfida të thella strukturore dhe sociale që kufizojnë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, si mungesa e kushteve për kujdes ndaj fëmijëve, normat tradicionale gjinore dhe qasja e kufizuar në mundësi ekonomike.

Sektorët ekonomikë me punësimin më të lartë

Sipas rezultateve të AFP-së, sektorët me përqindjen më të lartë të të punësuarve janë:

Tregtia – 19.0%
Ndërtimtaria – 12.9%
Prodhimi – 10.1%
Arsimi – 8.2%
Administrata publike dhe mbrojtja – 8.1%
Femrat janë më së shumti të përfshira në sektorët e:
– Tregtisë, arsimit dhe kujdesit shëndetësor (55.8% e femrave të punësuara)

Meshkujt dominojnë në sektorët e:
– Tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit (47.1% e meshkujve të punësuar)

Të dhënat e fundit TM4 2024 ofrojnë një pamje të gjerë mbi situatën e tregut të punës në Kosovë, duke theksuar:

Rritjen e lehtë të papunësisë, megjithëse ka rënie në numrin absolut të të papunësuarve.
Përmirësim të shkallës së punësimit, veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë.
Përmirësim të ndjeshëm të shkallës së joaktivitetit, që mbetet megjithatë shqetësuese, veçanërisht për femrat.
Kosova ka një popullsi të re, me një moshë mesatare rreth 35 vjeçe.

Numri i të rinjve nga mosha 15 deri në 24 vjeç, sipas regjistrimit të popullsisë të mbajtur vitin e kaluar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), është mbi 256 mijë.

Por, kjo kategori është më e prekura nga papunësia.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë te të rinjtë (15-24 vjeç), ishte 21.2 për qind, ose 5.0 për qind më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kur ishte 16.2%.

Por, një karakteristikë tjetër shqetësuese është niveli i lartë i të rinjve jashtë punës.

Sipas një raporti të Institutit GAP, “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore jo-aktive”, publikuar më 30 prill 2025, rreth 30 për qind ose mbi 78 mijë të rinj të kësaj moshe nuk janë duke ndjekur as arsim, as punësim dhe as trajnim.

Kjo shifër, sipas Institutit GAP, është dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian me mbi 20 për qind dhe më e larta në Ballkanin Perëndimor.

Në anën tjetër, shkalla e përgjithshme e papunësisë për moshën 15 deri 65 vjeç është 10.9 për qind./Demokracia.com/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT