19.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 21 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Arena “Minatori”, gati për ballafaqimin e zjarrtë

Seria finale ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit po dhuron emocione të jashtëzakonshme, me intensitet që nuk bie as për një sekondë.

Në çdo cep të parketit, lufta për çdo top po zhvillohet me pasion dhe përkushtim maksimal.

Seria finale e “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll zhvendoset në Mitrovicë, aty ku Trepça dhe Bashkimi – dy skuadrat që e mbyllën edicionin e rregullt në krye të tabelës – do të përballen për herë të gjashtë, raporton Klan Kosova.

Aktualisht, seria është 3:2 për ‘Xehetarët’. Trepça është vetëm një fitore larg mbrojtjes së titullit të kampionit, ndërsa Portokallezinjtë nga Prizreni kërkojnë fitoren për të barazuar serinë në 3:3 dhe për të shtyrë gjithçka në finalen e madhe të së dielës.

Seria nisi me triumfin e Bashkimit 84:77, por më pas Trepça reagoi fuqishëm duke fituar tri ndeshje radhazi – 79:72, 88:71 dhe 80:74. Megjithatë, në sfidën e fundit, prizrenasit rikthyen emocionin në këtë finale, me një fitore të madhe 85:77.

Këto dy skuadra janë përballur katër herë edhe gjatë edicionit të rregullt, me nga dy fitore secila. Po ashtu, u takuan në finalen e Kupës së Kosovës, ku triumfuan mitrovicasit.

Tani, gjithçka është gati për sfidën e radhës. Të mërkurën, nga ora 19:00, në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, do të zhvillohet një tjetër betejë epike. Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në kanalet sportive të platformës Artmotion. /Klankosova.tv

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT