18.3 C
Mitrovice
E hënë, 12 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Trepça merr avatanzhin e terrenit pas fitores në Prizren

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore të rëndësishme në finalen e plejofit të elitës së basketbollit të Kosovës.

Të dielën në mbrëmje, Trepça triumfoi 88:71 ndaj Bashkimit në Prizren, në ndeshjen e tretë të serisë finale. “Xehetarët” me këtë fitore kanë krijuar avantazh të madh sa i përket terrenit. Bashkimi kishte përfunduar në pozitën e parë në stinorin e rregullt, ndërsa Trepça e dyta.

Në serinë finale e kishte përparësinë e terrenit. Në rast se do të luhej ndeshja e shtatë, ajo do të zhvillohej në Prizren. Por tani këtë avantazh e ka Trepça, që është duke fituar 2:1 në serinë finale.

Ndeshja e katërt luhet të mërkurën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë./Koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT