14.3 C
Mitrovice
E enjte, 8 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Mozzik vlerëson lartë punën e Lirim Mehmetajt: Për mua është gazetari me vizionin më të qartë dhe më të pastër ndonjëherë

Reperi i njohur i njohur me emrin Mozzik ka lavdëruar gazetarin Lirim Mehmetaj.

“Është një gazetar — por për mua është gazetari me vizionin më të qartë dhe më të pastër ndonjëherë”, ka shkruar ndër të tjera Mozzik.

Postimi i plotë:

Shembull!

Nuk e njoh personalisht, s’e kam takuar asnjëherë në jetë, por e përcjell prej shumë kohësh.

Ky nuk është as politikan, as prokuror, as gjyqtar, e as polic.
Është një gazetar — por për mua është gazetari me vizionin më të qartë dhe më të pastër ndonjëherë. ( Lirim Mehmetaj )

A është e lehtë? S’e besoj.
Të luftosh për të zbuluar krime, hajni që askujt s’ia merr mendja se kanë mundur të ndodhin…

Ku dua të dal?
Ky, mbi të gjitha, për mua është një shembull i të qenurit gazetar.
Qerpiku s’i lëviz — ama bash 00:00.

Më pëlqen çdo lëvizje e tij: me fakte, me letra, jo muhabete “kam dëgjuar, më kanë thënë”, por me letra — tamam siç duhet.

Unë nuk jam këtu për të dhënë vlerësime se sa e mirë është puna e tij.
Por e di që qëllimi i tij është ta informojë secilin qytetar për zhvillimet e pushtetit momental.

Andaj ju ftoj ta përcillni e ta përkrahni masivisht këtë zë të guximshëm që i ka munguar Republikës sonë.

Të uroj gjitha të mirat gjatë këtij rrugëtimi!

Respekt nga një Artist i Kosovës! 🇽🇰
Mozzik

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT