11.1 C
Mitrovice
E hënë, 5 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Thaçi shkarkonte, Kurti avancon të korruptuarit – Kajtazi: Liria e mediave, kurrë më keq

Vehbi Kajtazi ka ka komentuar gjendjen aktuale të lirisë së mediave në Kosovë, duke bërë një krahasim mes kohës kur Hashim Thaçi ishte kryeministër dhe qeverisjes aktuale të Albin Kurtit.

Ai ironizon se Kosova me Kurtin “veç po ecë përpara”, duke përmendur lirinë e mediave për të cilën thekson se “është në situatën më të keqe që nga përfundimi i luftës”.

Kajtazi në “VV Show”, kujton kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër, duke vënë në pah se reagimet e mediave dhe shoqërisë civile kishin ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrjet qeveritare.

Si shembull konkret, ai përmendi rastin e shkarkimit të një zëvendësministri të Drejtësisë pas publikimit të një aktakuze ndaj tij, vetëm pak orë pas raportimit të lajmit.

“Kosova veç po ecë përpara me Albin Kurtin. Liria e mediave është më e keqja ndonjëherë pas përfundimit të luftës sepse nuk llogaritet, para 99 mediat kanë qenë të shtypura, gazetarët të rrahum, të burgosur, të maltretuar. Pas 99 e këndej, kemi qenë të lirë edhe në aspektin e lirisë së mediave. Ka përkeqësim të skajshëm, kurrë më keq nuk ka qenë. Ne kemi akuzu Thaçin për keqësim të lirisë, ndërkohë Thaçi sa ka qenë kryeministër, më kujtohet sikur sot, secilin reagim të mediave, shoqërisë civile, të raportimeve, ka reflektu te ai me shkarkime, suspendime.

Më kujtohet një rast, Hajredin Kuçi ka qenë ministër i Drejtësisë, ishte emëru Ramadan Gashi një burrë shumë i mirë ish i burgosur politik, kryetar i Skënderajt, zëvendësministër i Drejtësisë. Por kishte pasur një aktakuzë për shpërdorim detyre zyrtare sa ka qenë kryetar i Skënderajt. Unë e bëj shkrimin në atë kohë dhe në 8 në mëngjes me telefonon Hajredin Kuçi, më thotë në ora 10 shkarkohet dhe u shkarku nga pozita që e ka marrë pak ditë mëherët”, thotë ai.

Kajtazi kritikon qeverisjen Kurti për mungesë të reflektimit dhe përballje me akuzat ndaj zyrtarëve të saj.

Sipas tij, edhe kur raportohen afera korruptive apo abuzime me detyrën, në vend të përgjegjësisë, ndodh e kundërta – avancimi.

“Sot kur raportojnë mediat për afera korruptive të Qeverisë Kurti, për abuzim detyre për diçka, ky i avancon, jo që i largon apo suspendon. Kjo po reflekton edhe në lirinë e mediave, përkatësisht në raportin e fundit të Reporetëve pa Kufij që Kosova është më keq së Serbia, për herë të parë, dhe është krahas vendeve dikatoriale siç është Angola, Mozanbiku edhe Mongolia”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT