16.2 C
Mitrovice
E diel, 4 Maj, 2025
spot_imgspot_img

“I tham hajde, pushkën e ki këtu”: Sami Lushtaku tregon qysh Albin Kurti refuzoi të bëhej pjesëtar i UÇK-së

Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk me Maxhunin” nga ku ka shpalosur histori nga lufta, shkruan Periskopi.

Lushtaku tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke treguar edhe momentin kur i kishin bërë ftesë që të bëhej pjesë e tyre, por Kurti refuzoi ta merrte pushkën në dorë.

“Kurrë, kurrë s’ka qenë. Unë e mbaj mend kur ka ardhë një herë në Likovc dhe i kemi thanë hajde, uniformën e ki kurdush, pushkën e ki hajde udhëro. Ai nuk ka pranu me qenë pjesëtar i UÇK-së.

Ai ka qenë me Adem Demaçin dhe mbaj mend që ai nuk ka pranu me kanë pjesëtar i UÇK-së”, tha Lushtaku në Periskopi.

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë:

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT