22.4 C
Mitrovice
E diel, 4 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Çitaku: Kuvendi ku u nënshkru ‘Deklarata e Pavarësisë’, VV-ja e ka shndërruar në ‘cirk’!

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook për situatën e krijuar në Kuvend.

Çitaku tha se Kuvendi, vendi ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë, ku u miratua Kushtetua dhe ku u themelua Ushtria tashmë është kthyer në një cirk.

“Është jo vetëm e dhimbshme, por edhe e turpshme të shohësh sesi një grupacion politik po e shndërron Kuvendin në një cirk, si po tallen me të dhe me qytetarët që na kanë besuar votën për t’i përfaqësuar me dinjitet dhe për të marrë vendime me peshë”, shkruan Çitaku.

Ajo tutje në reagim tha se ‘Kryesuesi i Kuvendit ia ndali fjalën Kryetarit të PDK-së dhe nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë, z. Memli Krasniqi, ndërkohë që fjalën nuk ia ndali përfaqësuesit të Listës Serbe’

Reagimi i plotë:

Për shumë prej nesh, Kuvendi nuk është thjesht një ndërtesë. Nuk është thjesht një sallë ku shkojmë, ulemi, ngremë dorën dhe në fund të muajit marrim një pagë.

Për mua, Kuvendi është vendi ku kam nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë. Është vendi ku kemi miratuar Kushtetutën, ku kemi themeluar Ushtrinë e Kosovës.

Për shumë prej nesh, ai vend është emocion, përgjegjësi dhe nder.

Është jo vetëm e dhimbshme, por edhe e turpshme të shohësh sesi një grupacion politik po e shndërron Kuvendin në një cirk, si po tallen me të dhe me qytetarët që na kanë besuar votën për t’i përfaqësuar me dinjitet dhe për të marrë vendime me peshë.

Madje sot, Kryesuesi i Kuvendit ia ndali fjalën Kryetarit të PDK-së dhe nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë, z. Memli Krasniqi, ndërkohë që fjalën nuk ia ndali përfaqësuesit të Listës Serbe.

Sinqerisht, për turp.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT