Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mesazhin për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve theksoi përparimin e bërë në rritjen e punësimit dhe përmirësimin e kushteve të punës në Kosovë, raporton GazetaBlic.
Ai përmendi uljen e papunësisë nga mbi 25% në më pak se 11%, rritjen e pagës minimale, si dhe trefishimin e numrit të inspektorëve të punës.
Megjithatë, Kurti pranoi se sfidat mbeten dhe theksoi nevojën për më shumë organizim sindikal dhe vazhdim të përpjekjeve për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.