Bekë Berisha i AAK-së ka kërkuar ndërhyrjen e amerikanëve pas dështimit për herë të tetë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se po dëshmohet që “ne nuk jemi të zotë për të zgjidhur vetë këtë situatë politike”.
Ky tha se është propozim i AAK-së, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Po shihet që kjo nuk po mbaron, si duket i kanë mësu këta liderët tanë politikë veç me ju kallxu, me i kapë për krahu e me ju thanë kështu duhet me ba. Na jemi të shqetësuar për këtë situatë dhe e kemi një propozim.
Mendojmë dhe kërkojmë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që me zgjedh një shesh ndër sheshet kryesor në Prishtinë dhe me ia vu emrin “Donald Trump” në mënyrë që të angazhohen dhe të mos na harrojnë miqtë sepse na kanë harru dhe nuk po merret kush me neve. Si duket ne nuk jemi të zotë me e zgjedhë vetë një situatë politike”, tha Bekë Berisha para mediave. /Reporteri.net/