Mbi 300 civilë shqiptarë e komunitete të tjera për tri ditë, nga data 7 maj 1999 e deri më 10 maj, u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre në Gjakovë, duke i ndarë burrat nga gratë e fëmijët.
Tek vendi i quajtur “Ura e Taliqit” dyshohet se 106 prej tyre u vranë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Për këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka lëshuar urdhër arrest për krime lufte ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të tjerëve për krime lufte ndaj shqiptarëve.
Ata dyshohet se në periudhën kohore 1998-1999, në vendin e quajtur “Ura e Taliqit” në Gjakovë nga data 7maj e deri me datë 10 maj të vitit 1999, bashkë me pjesëtaret e forcave ushtarake dhe policore serbe të uniformuar, filluan të hyni shtëpi për shtëpi, ku me forcë dhe kanosje i nxorën nga shtëpitë të gjithë personat që ishin prezent duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe më pas i vranë gjithsej 106 civil të nacionalitetit shqiptar.
Pas luftës trupat e tyre u gjeten në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pranë kësaj gjykate ka parashtruar kërkesën për lëshimin e urdhër arrestit PPS.nr.25/2025 të datës25.03.2025, ndaj të pandehurve Milovan Kovačevic, Radomir Čolić, Miloš Đošan, Miloš Došan, Predrag Ristić, Srdan Krstić, Ljubiša Obradović, Živko Sarić, Spaso Sarić, Lazar Drašković, Zvonko Ristić, Darko Gligorijević, Čedomir Božović, Vladimir Božović, Robert Dobrunaj, Radomir Raković, Ljubiša Raković, Miloš Šćepanović, Milan Radoićić, Svetislav Gligorijević, Tomica Avramović, për shkak të veprës penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në dokumentin e siguruar nga gazeta online Reporteri.net.
Ekziston dyshimi se u arrestuan dhe burgosen mbi 300 persona civil të nacionalitetit shqiptarë dhe komunitetet tjera të cilët fillimisht u mbajtën në burgje të improvizuara, ku nuk kishin pas trajtim human duke ju munguar gjerat elementare, ushqim i rregullt, higjiena dhe kujdes shëndetësor, dhe me pastaj një pjesë u e madhe e këtyre të burgosurve ishin dërguar në burgje të ndryshme në Kosovë dhe në fund transferuan në burgjet serbe në Serbi për tu liruar pas muajit Qershor të vitit 1999 me ndihmën e Organizatave Ndërkombëtare.
Gjithashtu të gjithë banorët civilë të nacionalitetit shqiptar dhe nacionalitetet tjera që jetonin në qytetin e Gjakovës me dhunë dhe nën kërcënimin e armëve u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Fillimisht u plaçkitën të gjitha shtëpitë e banorëve të qytetit të Gjakovës të nacionalitetit shqiptarë e më pastaj i dogjën duke shkaktuar dëm shumë të mëdha materiale.
Në kërkesë PSRK për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj të pandehurve të lartpërmendur ka theksuar se nga kallëzimi penal me numër të rastit 2021-DKR-20 të parashtruar nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës si dhe nga raporti policor mbi masat e ndërmarra për identifikimin e vendqëndrimit të të pandehurve të datës 24.03.2025 rrjedh se të pandehurit nuk kanë adresë vendbanimi në territorin e Republikës së Kosovës dhe për pasojë janë të paarritshëm për organet e hetuesisë si dhe dërgimi i thirrjeve është i pa mundur.
“Në rrethana të tilla, vjen në shprehje aplikimi i urdhër arrestit si masë për sigurimin e prezencës së pandehurve të paraparë me nenin 175 par.1 të KPPRK. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës Gjykatës i kërkon që në pajtim me nenin 173 par.2 të KPPRK, urdhër arrësit të lëshohet për periudhën kohore deri në momentin kur të pandehurit të arrestohen nga organet kompetente me propozim qe kërkesa për urdhër arreste të aprovohet nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake.”, thuhet në urdhër-arrest./Reporteri.net/