Reshje lokale shiu që paraqiten gjatë natës, vijojnë dhe mëngjesin e ditës së shtunë. Nga mesdita do të ketë edhe intervale me diell, ndërkohë që zhvillohen vransira vertikale që japin kushte për rrebeshe shiu e bubullima orëve të pasdites.
Më vonë në mbrëmje mund të shpërndahen vransirat për intervale kthjellimesh.
Temperaturat maksimale shkojnë deri në 17C e 20C, e ato minimale pa ndonjë ndryshim zbresin në 10C e 12C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-8m/s.
Rrebeshe shiu po parashihen edhe ditën e diel, orëve të pasdites, porse nuk mungojnë intervale me diell