19.8 C
Mitrovice
E premte, 25 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës realizojnë ushtrimin fushor “Reagimi 2025”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, Sllatinë është realizuar ushtrimi fushor “REAGIMI 2025”.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se ky ushtrim, i organizuar nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës dhe mbështetur nga departamentet tjera policore, kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme për menaxhimin e situatave ekstreme dhe reagimin në kushte të ndryshme emergjente.

“Ushtrimi u fokusua në përdorimin e burimeve njerëzore, logjistike e teknologjike, përfshirë të gjitha llojet e armatimit dhe municionit, duke përfshirë testimin e aftësive dhe koordinimin në kushte operacionale”.

“Gjatë ushtrimit, u testuan edhe komponentët kyç të reagimit, si: Ndërveprueshmëria dhe bashkëpunimi, koordinimi, komunikimi dhe komanda dhe kontrolli”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas policisë, pjesëmarrësit në këtë ushtrim, nga të gjitha nivelet e strukturave, treguan një nivel të lartë profesionalizmi dhe disipline, ashtu siç pritet nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT