12.9 C
Mitrovice
E hënë, 21 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Ramabaja kërkon që Limaj të jetë kryeparlamentar, i thur elozhe: Figurë emblematike e UÇK’së

Aktivisti dhe analisti i VV-së, Sadri Ramabaja, ka qenë i zëshëm në mbështetjen e tij për koalicionin VV-NISMA, duke kërkuar madje që Fatmir Limaj të bëhet kryetar i Kuvendit.

Ramabaja haptazi doli kundër kandidaturës së Albulena Haxhiut për këtë post, duke e quajtur si eksperiment të dështuar propozimin e VV-së të shtunën.

Përmes një postimi në Facebook, Ramabaja kërkoi që Limaj të bëhet kryetar i Kuvendit, sepse duhet të krijohet edhe Qeveria Kurti 3, e cila sipas tij e ruan interesin kombëtar.

”Ky kurs, është momenti historik, që të vazhdohet tutje, duke e sjellë në krye të Kuvendit njërën prej figurave më emblematike të UÇK-së, si kryevlerë jona politike dhe duke i hapur rrugë krijimit të Qeverinë Kurti 3”, tha Ramabaja për Fatmir Limajn.

Sidoqoftë, përkundër elozheve të Ramabajës, aktualisht VV-ja bashkë me Nismën dhe 9 deputetët joshumicë që votuan të shtunën, kanë vetëm 60 vota, një më pak sesa nevojitet për zgjedhjen e kryetarit dhe më pas të qeverisë./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT