16.9 C
Mitrovice
E diel, 20 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Kështu e trajtoi mbrëmë Big Brother Albania Jozefin Markun

Mbrëmë është mbajtur finalja e Big Brother Vip Albania 4. Prezent ishin ish-banorët e këtij edicioni që në numër ishin 38 gjithsej. Por një mungonte. Big Brother nuk e ka mirëpritur Jozefin Markun pas skandalit që bëri duke i rënë shuplakë në fytyrë gjestit në gjysmë finale pasi u eliminua.

Organizatorët e spektaklit më të madh në Shqiptari, u treguan të kujdesshëm që figura e Jozit të mos shfaqen në asnjë nga klipet që u prezantuan në natën finale. Zero hapësire ndaj tij. Ndaj një dhunuesi.

Prezent ishte ish e dashura e tij Loredana e cila në një moment u pyet nga prezantuesi, Ledioni se çfarë do të kujtonte nga ky Big Brother. Por, ajo pak e shtangur iu shmang përgjigjes.

Kujtojmë se fitues i këtij edicioni u shpall, Besart Kelmendi i njohur me nofkën Gjesti./Gazeta Insajderi

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT