8 C
Mitrovice
E diel, 20 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Flet Duda Balje: Sot si parti e kemi vendosur që të shkojmë në opozitë

Deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, e cila sot nuk mori pjesë fare në votimin për kryetar të Kuvendit, pozitë në të cilën u kandidua Albulena Haxhiu, ka thënë se se ka vendosur të rri në opozitë.

Duda Balje ka thënë se ajo në fakt për këto katër vite ka qenë thuajse në opozitë, për shkak se siç është shprehur se nuk ka pasur aspak bashkëpunim të mirë me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë për katër vite në fakt kam qenë në opozitë, nuk kam pasë aspak bashkëpunim të mirë me Vetëvendosjen, me komplet strukturën e Vetëvendosjes. Në fakt për katër vite kam pasë një zëvendëskryeministër dhe dy këshilltarë, katër vite kam votu çdo gjë dhe asnjë lëvizje nuk ka pasë, asnjë mirëkptim nuk ka pasë. Unë edhe tash me qenë në opozitë nuk ka me ndryshu kurgjë. Unë kam shumë shpresë, jam shumë e sigurt që Vetëvendosje ka me gjet zgjidhje. Ne sot kemi vendosë me shku në opozitë. Ne sot kemi vendosë dhe nuk besoj që ka me ndodhë ndonjë ndryshim”, ka thënë Balje në emisionin “Kallxo përnime”.

Ajo ka folur edhe për kërkesën e saj për formimin e një komune boshnjake dhe ofertën për të marrë drejtimin e një ministrie. Balje ka thënë se ka pasur vetëm një takim me Kurtin dhe ai ka qenë kundër kësaj kërkese.

“Unë kam shku veç një herë në takim me kryeministrin, dhe në takimin e dytë ne kemi qenë bashkë me Emilijan dhe Rasimin dhe këtu kam marrë propozim për ministër, por masandej nuk kam komuniku më asnjëherë dhe krejt informacionet që i kam marrë, i kam marrë prej zëvendëskryeministres. I përjetova dy javë shumë të vështira. Qaq ofendim, qaq poshtërim, qaq jo mirëkuptim. Jam me disponim shumë negativ, tash kuptova se ne prej deputetëve të komuniteteve në Kosovën multietnike, nëse kemi ne kërkesa pak më konkrete… unë nuk kam kërku diçka me ndodhë menjëherë sepse e di se formimi i komunës është proces që mundet me zgjagtë 5-6 vite, por qysh kuptova prej kryeministrit është shumë kundër… dhe këtu unë nuk e gjeta veten”, tha Balje tutje.

Balje po ashtu ka mohuar se mund ti bashkohet grupit parlamentar të AAK-së. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT