19.3 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_imgspot_img

FSK: Përfundon Java Ndërkombëtare e Kadetëve, sukses i standardeve ndërkombëtare

Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se është përfunduar Java Ndërkombëtare e Kadetëve.

Në një postim në Faceobok, FSK bën të ditur se kjo u mbajt në Qendrën për Studime Universitare, dhe është një tjetër sukses i arritur drejt promovimit si një institucion akademik ushtarak me standarde ndërkombëtare.

“Në Qendrën për Studime Universitare u mbajt Java Ndërkombëtare e Kadetëve, një ngjarje e veçantë që bashkoi kadetë nga akademi të ndryshme ushtarake si Akademia “West Point” dhe Norwich University nga SHBA, Royal Military College Saint-Jean nga Kanada, Akademia e Forcave të Armatosur nga Shqipëria dhe Akademia Ushtarake nga Maqedonia e Veriut për një javë plotë aktivitete”

“Përmes ligjëratave, ushtrimeve praktike dhe aktiviteteve të përbashkëta, pjesëmarrësit patën mundësinë të njohin nga afër sistemin arsimor ushtarak të QSU-së dhe të ndajnë përvojat e tyre me kolegë ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT