18.5 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Qeveria në detyrë miraton disa vendime, Hasani: Janë të kundërligjshme

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije vendimet e Qeverisë Kurti, e cila është në detyrë, nuk janë ligjore.

Ai ka thënë se nga dita që KQZ-ja ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, vendime e Qeverisë Kurti janë të kontestueshme.

Në një intervistë për emisionin “Context” në ATV, Hasani ka thënë se prej certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ-ja Albin Kurti është dashur të japë dorëheqje dhe ta largohet nga Zyra e Kryeministrit.

Sipas tij, nga momentin i certifikimit pozitat ekzekutive është dashur të merren nga zëvendësit, të cilat nuk janë certifikuar si deputetë.

“Derisa nuk i sfidon askush në Gjykatë Kushtetuese ato ligjore janë. Kërkush nuk po sfidon edhe u kry muhabeti. Por nuk janë. Prej momenti që ka ndodhur certifikimi i mandatit, sepse Kushtetuta dhe ligji janë të qartë, është dashur me i caktu ata që nuk janë certifikuar”, ka thënë Hasani.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT