Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh, ku pritet herë pas here të ketë edhe reshje lokale shiu.
Gjatë pasditës mund të ketë vetëm ndonjë reshje të izoluar.
Pluhuri saharian pritet të intensifikohet, duke bërë që reshjet të shoqërohen me baltë.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 20 deri në 50 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 22°C.