18.5 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Kadetët e FSK-së trajnohen me kadetë nga SHBA dhe Kanada në Cërrnushë të Mitrovicës

Për herë të parë, Qendra për Studime Universitare (QSU), në kuadër të aktiviteteve të Javës Ndërkombëtare të Kadetëve, realizoi një aktivitet të përbashkët fushor me kadetë nga Universiteti Norwich (SHBA) dhe Kolegji Saint-Jean (Kanada).

Ky bashkëpunim synon të rrisë gatishmërinë, të përmirësojë aftësitë taktike dhe të ndërtojë një frymë të fortë bashkëpunimi mes brezave të rinj të oficerëve.

Nëpërmjet ushtrimeve praktike, simulimeve të situatave të ndryshme operacionale dhe sesioneve teorike të trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë përvoja dhe të mësojnë nga njëri-tjetri, duke forcuar më tej themelet e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes.

Një tjetër sukses i arritur nga Qendra për Studime Universitare në rrugën drejt promovimit si një institucion akademik ushtarak me standarde ndërkombëtare.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT