18.5 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Nuk u morën vesh kush do të vozisë – kërcet dajaku mes tre vëllezërve

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë eskaluar. Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme i shtyjnë ata që të përshihen në përleshje të tilla dhe për pasojë përfundojnë në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Ferizaj, ku janë rrahur mes vete tre vëllezër pas një konflikti që ka shpërthyer për shfrytëzimin e një veture.

Sipas informacioneve të para, Sinjali mëson se konflikti ka nisur kur njëri nga ta e ka goditur tjetrin me gurë, duke u përfshirë vëllezërit në këtë përleshje, me ç’rast të tre përfunduan për trajtim mjekësor.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti, duke akuzuar njëri-tjetrin për sulm.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj tre vëllezërve të dyshuar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Lëndim i lehtë trupor – dhunë në familje” dhe caktimin e masës së ndalimit për 48 orë.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për detajet e mëtejshme të këtij rasti.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT