16.7 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Deputetja e VV-së: Unë e di që prapë kryeministër do të jetë Albin Kurti

Deputetja zgjedhur e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, dha një deklaratë të fortë pasi u regjistrua si deputete sot në Kuvendin e Kosovës.

Ajo tha se Qeveria do të formohet dhe se në krye të saj do të jetë Albin Kurti.

“Të martën më 15 prill besoj që do të fillojë me konstituimin e Kuvendit e pastaj edhe me procedurat e tjera. Unë e di që kryeministër do të jetë Albin Kurti prapë dhe Qeveria Kurti 3 do të formohet. Kjo bëhet sigurisht nëse i kemi numrat. E unë besoj që i kemi”, tha Kryeziu-Hyseni.

Edhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes thanë se i kanë numrat, megjithatë asnjëri prej tyre nuk tregoi nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje koalicioni.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT