Është gjetur i vdekur 27-vjeçari, Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit i cili ishte raportuar i zhdukur qe katër ditë në malet e Pashtrikut.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës së Kërkim Shpëtimit të Kosovës.
Po, mund t’ua konfirmojmë se i njëjti është gjetur i vdekur sot. Ai është gjetur duke u bazuar në koordinatat që i kemi dhënë bazuar në dronin tonë”, tha Maloku për Reporteri.net.
27-vjeçari ishte shpallur i zhdukur që ditën e diel.
Në thirrjen telefonike të fundit me familjen e tij, ai kishte kërkuar ndihmë.
Kërkimet për të u bënë nga banorët e zonës, Shoqata e Kërkim Shpëtimit të Kosovës, gjahtarë, policë, ushtria dhe emergjencat civile të Hasit.
/Reporteri.net/