4.6 C
Mitrovice
E hënë, 30 Mars, 2026

“Goja e madhe dhe e flliqt ja ka bë”, thotë Gorani në rast se VV dështon për të formuar Qeverinë

Gazetari dhe analisti politik Dukagjin Gorani ka vlerësuar se retorika e përdorur nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund të rezultojë si pengesë serioze në përpjekjet për krijimin e një shumice parlamentare.

Gorani theksoi se përdorimi i gjuhës fyese dhe ofenduese ndaj opozitës po i kushton Kurtit në aspektin e ndërtimit të koalicioneve të mundshme.

“Nëse ky grup nuk mund ta formojë Qeverinë do të jetë rasti i parë në histori ku goja ja ka bë, do të thotë goja e madhe dhe e flliqt jau ka mundësu të krijojnë partneritet, do të jetë rasti i parë historinë tonë politike ku një grup politik pëson dhe dështon ta krijojë shumicën parlamentare meqë flet pakujdeshshëm, papërgjegjshëm dhe në mënyrë të pafytyre”, ka thënë Gorani.

TË FUNDIT

TË FUNDIT