10.3 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Lirohen pas 48 orëve në mbajtje dy serbët që u arrestuan në Prizren

Dy serbë të arrestuar të dielën në Prizren, janë liruar pas 48 orësh në mbajtje.

Kështu kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Në përgjigje është thënë se prokurori i çështjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet tjera hetimore duke përfshirë edhe marrjen në pyetje të të pandehurve dhe analizimin e provave të rastit, është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë.

“Lidhur me rastin e fundit, ju informojmë se pas ndalimit të të pandehurve për 48 orë, prokurori i çështjes ka analizuar të gjitha provat dhe rrethanat e paraqitura gjatë fazës fillestare të hetimit. Bazuar në këtë vlerësim profesional dhe të pavarur, është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë.

Prokurori i çështjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet tjera hetimore duke përfshirë edhe marrjen në pyetje të të pandehurve”, thuhet në përgjigje.

Fillimisht në Prizren, të dielën u arrestuan 12 serbë e më pas u liruan 10 në procedurë të rregullt. Ndërsa dy personat që tashmë janë të lirë u ndaluan për 48 orë.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se të ndaluarit po udhëtonin me katër automjete të ndara, të cilat kishin targa nga Kragujevci, qytet në Serbi.

Sveçla tha se ata dyshoheshin se kishin për qëllim “mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme,” pasi sipas tij, ishin “gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës serbe.”

Ministri Sveçla, në reagimin e tij, po ashtu tha se të arrestuarit kishin ndërlidhje me anëtarë të grupit të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, që kryen sulmin e armatosur në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT