10.3 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Konjufca: Qëllimi ka qenë të qeverisnim vetë, s’arritëm të merrnim 500 mijë vota – tani shkojmë me skenarin B

Pas takimit me partitë politike, Glauk Konjufca në konferencë për media ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje synimin kryesor e ka pasur të qeveriste vetë, pa përfshirë opozitën, por që siç tha ai një gjë e tillë nuk ndodh pasi rezultati ishte ndryshe. Ai tha se qëllimi ka qenë që të arrinim 500 mijë vota, por nuk ndodhi dhe shkohet me “skenarin B”.

I pyetur se Kurti s’pati votat nga minoritetet joserbe dhe vazhdoi tek opozita, Konjufca tha se një gjë e tillë ndodhë me radhë, dhe se me ta është takuar pasi me ta veç ka qenë në qeveri.

“VV e ka pas pozicionin transparent gjatë zgjedhjeve. Kemi thënë se synimi ynë bazik ka qenë me vazhdu me një qeverisje siç e kemi, mundësisht pa partitë tjera opozita, dhe pastaj t’i e merr rezultatetin dhe e sheh qe s’ke mujt me arrit atë qëllim. Ke pasur qëllim po s’ke arrit, pastaj e modifikon rrugën. S’është mëkat, ti e vendos një qëllim. E kemi pas qëllimin 500 mijë vota, se kemi arrit. Tash shkojmë me skenarin B. Kjo është demokraci. Nuk është që po shoh kontraditë”, tha Konjufca.

“I bie qe ata kanë qenë pjesë e koalicionit dhe pytja qe ju bën kryeministri “a janë te gatshëm me qeverisë”, pastaj vazhdohet te këta që nuk kan qenë, por me këta është me vështirësi pasi sigurohesh për ata qe janë aty, pastaj ka skenare tjera. Qasja e kryeministrit ka qenë qe të shkohet me rend, e ka zgjedhur LDK-në qe t’i drejtohet të parës, është priviligjuese me thene te drejten.

Ai përmendi dy skenare që janë për formimin e një qeverie, ai i një qeverie të shkurtër deri në zgjedhjen e presidentit dhe ai i një qeverie të aftë për të zgjedh Presidentin.

“Mendoj që një qeveri e ardhshme e Kosovës kur krijohet, janë dy skenarë. Dy skenarë i kemi dhe një vijë të demarkacionit mes tyre. Ose është skenari i një qeverie të shkurtër e cila qeverisë deri në zgjedhjen e presidentit, ose i dyti, i krijimit të një qeverie e cila është e aftë me zgjedh edhe Presidentin. Cilin skenarë e përqafon VV, këtë s’mund ta them”, tha Konjufca para gazetarëve.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT