4 C
Mitrovice
E martë, 8 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Veliu ende skeptik: Lumiri është një dorë e zgjatur e Kurtit dhe Osmanit në LDK

Ish-kryetari i Podujevës, njëkohësisht edhe ish deputeti nga radhët e LDK-së, Agim Veliu, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, ku kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ftesë për konsultime para konstituimit të parlamentit.

Veliu është shprehur se kjo ftesë është pritur pasiqë sipas tij Kurti nuk ka me asnjërin nga liderët e partive raporte sikurse me Abdixhikun.

“Për ata që i njohin rrethanat dhe zhvillimet politike në 5 vitet e fundit, kjo është një ftesë që është pritur. Them e pritur sepse Kurti me asnjërin nga lideret e partive aktuale nuk është i afërt sa është me Lumirin, sado që Lumiri tërë kohën është përpjekur të luaje rolin e opozitarit “ma agresiv”. Dhe për ta bërë pak ma “serioz” krejt skenarin Kurti i dërgon ftesë zyrtare për takim”, është shprehur Veliu.

Ai po ashtu u prononcua në lidhje me mundësinë e një koalicioni të mundshëm mes VV-së dhe LDK-së.

“E pranoi ose jo. Lumiri është një dorë e zgjatur e Kurtit dhe Vjosa Osmanit në LDK. Dhe nëse do të ketë takim ose koalicion me VV-në gjithcka varet nga sugjerimet e mentores së tij Vjosa Osmanit, apo më mire të thuhet pazareve të saj me Kurtin”, ka thënë Veliu për IndeksOnline.

Në lidhje me ndikimin e kësaj ftese brenda LDK-së, Veliu theksoi se ftesa e Kurtit nuk ka asnjë efekt në klimën brenda partisë.

“Ftesa e Kurtit nuk ndikon aspak në klimën e krijuar në LDK, sepse krejt marifeti dhe skemat e manipulimit me votat e diasporës ishte pjesë e strategjisë zgjedhore të Lumirit dhe dostave të tij në Kryesi për eliminimin e shumë figurave të rëndësishme të LDK-së”, ka thënë Veliu.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT