Analisti i njohur politik, Imer Mushkolaj, ka shkruar për disa punësime partiake që po bëhen kohëve të fundit nga partia në pushtet.
Mushkolaj përmendi dy raste konkrete, atë të Nora Kelmendit, asambliste e VV-së, si dhe atë të ish-deputetit Mirsad Shkreta.
“Ish-këshilltarja e Albin Kurtit, asambleistja e VV’së në Prishtinë, Nora Kelmendi, pritet të emërohet drejtoreshë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit”, shkroi Mushkolaj.
“Ish-deputeti i VV’së, Mirsad Shkreta, pritet ta marrë pozitën e drejtorit të Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës”, tha ai më tutje.
Në fund, Mushkolaj akuzoi VV-në që po i kap insitucionet shtetërore, duke i përdoru sloganet e tyre, “krejt dhe drejt” dhe “cep më cep”./gazetametro.net