-1 C
Mitrovice
E hënë, 7 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Policia në Prizren për serbët e arrestuar: Dy u ndaluan pasi u prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të MUP’it, 10 janë liruar

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Prizren, nën dyshimin se janë prezantuar rrejshëm si persona zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP). Ndërkohë, dhjetë persona të tjerë janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë të ditur se rasti është zbuluar pas veprimeve operative-hetimore të ndërmarra nga sektori i hetimeve në Prizren.

“Sot, më 06.04.2025, rreth orës 12:00, tri vetura me targa serbe, në të cilat ndodheshin 12 persona – shtetas të Serbisë – janë ndaluar te ura e ‘Arastës’. Personat dhe veturat janë kontrolluar dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren për legjitimim dhe intervistim”, ka deklaruar Gashi.

Ai sqaroi se paraprakisht këto vetura ishin parë të parkuara në kompleksin e objektit fetar Bogosllovisë në Sheshin Shatërvan.

“Pas intervistimit, dhjetë persona janë liruar, ndërsa dy të tjerët janë ndaluar pasi u prezantuan si pjesëtarë të MUP-it serb, por nuk kishin asnjë dokumentacion që e dëshmonte një gjë të tillë,” shtoi Gashi.

Sipas tij, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim 48-orësh për dy të dyshuarit./Telegrafi/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT