Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se e ka agjëruar muajin e Ramazanit, duke theksuar rëndësinë e harmonisë fetare në Kosovë.
“Ne jemi shoqëri shumë e hapur, bashkëjetesa fetare ka qenë principi ynë që na ka mbajtur gjallë, askush nuk është i përjashtuar,” tha ai.
“Kjo frymë pozitive do të vazhdojë edhe në të ardhmen falë hoxhallarëve vizionarë që ka Republika e Kosovës,” shtoi Konjufca.