Mendimi për motin – 27.03.2025
Reshje më intenzive shiu vazhdojnë gjatë natës me kalimin në ditën e premtë. Reshjet e shiu pushojnë paradite, kur shfaqen kushte edhe për ca intervale me diell. Mirëpo gjatë pasdites mund të zhvillohen reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë. Frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme, 2-5m/s. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 9C, e maksimale paksa më të ulëta shkojnë deri në 12C e 15C.
Reshje lokale shiu të shoqëruara me ndonjë bubullimë po priten ditëve të fundjavës. Nuk do të mungojnë intervalet me diell. Temperaturat luhaten përreth normaleve deri në 13C e 15C. Nga dita e hënë më shumë vransira, e sërish priten mundësi për reshje më të vazhdueshme shiu. Temperaturat pësojnë një rënie deri në 8C e 10C. Minimalet luhaten ndërmjet 4C e 6C.