Mbrëmë Vushtrria u trondit nga një ngjarje e rëndë pasi një i ri 19 vjec u qëllua për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij, shkruan Mitrovica SOT
Më vonë u mësua se bëhet fjalë për të riun Ardit Zymerin.
Sot u bë e ditur që i riu ishte pjesë e klubit futbollistik mitrovicas, FC Mitrovica.
Kjo pasi klubi reagoi për vdekjen e tij përmes një telegrami ngushëlimi.
“Në orët e vona të natës të ditës së Dielë morrëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish – futbollistit të Klubit tonë Ardit Zymberi i cili u vra tragjikisht në sulmin e mbrëmshëm në qytetin e Vushtrrisë.
Kjo ngjarje e kobshme solli një lajm të papranushëm dhe shumë të dhimbshëm pasi nga jeta u nda një i ri 19 vjeçar sikur Arditi.
Në emër të gjithë Kryesisë, futbollistëve dhe stafit të trajnerëve i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymberi dhe gjithë shoqërisë së Arditit.
Rastet e tilla duhet të punojmë fortë të mos përsëriten, pasi që dhimbja është e madhe”, thuhet në njoftim.