9.1 C
Mitrovice
E martë, 1 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Prishtina fiton ndeshjen dramatike me Trepçën

Sigal Prishtina e ka fituar derbin dramatik ndaj Trepçës. Të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, Prishtina fitoi me rezultat 85:79. Ndeshja që i takoi xhiros së 25-të u vendos vetëm në aksionet e fundit.

1:16 sekonda para fundit, Trepça u afrua në 79:78, falë shënimit për tri pikë të Michael Green. Daniel Lekndreaj shënoi një gjuajtje të lirë për 80:78, 57 sekonda para fundit. Në anën tjetër të fushës, Drilon Hajrizi realizoi një gjuajtje të lirë për të ngushtuar rezultatin në 80:79.

Prishtina shmangu presionin e mitrovicasve, ndërsa Rashid Mahalbashiq u faulua 14 sekonda para fundit. Qendra me përvojë i realizoi dy gjuajtjet e lira për 82:79. Trepça doli shpejt në sulm, por Hajrizi nuk ishte i saktë për tri pikë. Ai e fauloi Jordan Davisin, që shënoi dy pikë e po ashtu edhe gjuajtjen e lirë për rezultatin final, 85:79.

Mahalbashiq ishte më i miri te Prishtina me 18 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime. Josh Nzeakor i kishte 19 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Donte Clark kontribuoi me 16 pikë e gjashtë kërcime. Jordan Davis ndeshjen e përfundoi me 15 pikë e tetë kërcime.

Te Trepça u dallua fundori Michael Green me 19 pikë, tri kërcime e katër asistime. Junior Madut i kishte 16 pikë e katër kërcime, ndërsa Drilon Hajrizi u ndal në 11 pikë e pesë kërcime. Mikaile Tmushiq e Dardan Kapiti i shënuan nga nëntë pikë.

Prishtina e ka mposhtur Trepçën për herë të tretë këtë edicion. Skuadra mitrovicase ka një fitore në ndeshjet e ndërsjella në kampionat.

Trepça mbetet e dyta me 41 pikë, përkatësisht me bilanc prej 16 fitore e nëntë humbje. Pikë të njëjta në vendin e tretë ka Prishtina. Bashkimi udhëheq me 43 pikë, tri xhiro para fundit.

Po të dielën, Vëllaznimi shënoi fitore të pritur në udhëtim ndaj Proton Cable Prizrenit. Skuadra gjakovare fitoi me rezultat 95:77. Kapiteni Atik Koshi udhëhoqi Vëllaznimin me 21 pikë e shtatë kërcime. Te Prizreni u dallua Tervell Beck me 22 pikë e 14 kërcime.

Vëllaznimi me fitore doli në vendin e pestë me 37 pikë, sa i ka edhe Ylli në të gjashtin. Prizreni mbetet i fundit me 30 pikë dhe tashmë pa gjasa për të siguruar mbetjen në elitë./Koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT