Mbrëmjen e së dielës, një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, ku një i mitur ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve të siguruara nga Paparaci, është bërë e ditur se viktima është një 15-vjeçar, i identifikuar si A. Zymeri.
Autori i dyshuar për këtë krim ende nuk është kapur nga autoritetet, ndërkohë që Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë tragjedi.
Raportohet se edhe dorasi është i mitur.