4.5 C
Mitrovice
E enjte, 20 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Mot i kthjellët e me diell ditëve të ardhshme, maksimalet në rritje graduale

Mendimi për motin – 19.03.2025

Ditën e enjte edhe më tutje vijon mot i kthjellët dhe me diell. Erërat frynë të lehta nga perëndimi e veriperëndimi 1-4m/s. Temperaturat vazhdojnë me rritje deri në 13C e 15C, ato maksimale, e minimalet edhe më tutje zbresin në vlera negative, -4C e -2C.

Me kthjellime e diell parashihet moti edhe ditën e premtë. Më pas gjatë fundjave kalojnë më shpesh vranësira, duke u dendësuar të dielën e të hënën, që japin mundësi për reshje të dobëta shiu. Temperaturat në trend gradual të rritjes deri në 17C e 18C, ato maksimale e minimalet rriten deri në 5C e 8C. Nga dita e premte erërat ndryshojnë kahjen në jugore e jugperëndimore e frynë të lehta dhe mesatare 3-8m/s.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT