Njësitet e Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në veri dhe jug të vendit.
Zv.komandanti për veriun, Veton Elshani për Tëvë1 ka thënë se janë duke mbështetur Njësitet e Krimit të Organizuar nga Prishtina.
Ndërsa, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë se operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.
Tutje, ai tha se aksioni është duke u realizuar në dy rajone.
“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka deklaruar ai për redaksinë.