Dy të plagosurit nga shkëmbimi i zjarrit në Veternik, sigurimi Fahri Ademi dhe i dyshuari Millosh Vukojeviq, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, tha sot shefi i Klinikës Intenzive në QKUK.
Shaqir Uka, shef i klinikës në të cilën po trajtohen dy të plagosurit, tha për portalin Indeksonline se gjendja e përgjithshme e dy të plagosurve është e rëndë.
“Vazhdojnë të jenë të monitoruar dhe vazhdojnë të marrin trajtimin me barna sipas nevojës. Gjendja e përgjithshme e tyre vazhdon të jenë e rëndë, pavarësisht se jemi duke u munduar ta stabilizojmë gjendjen e përgjithshme të tyre”, tha Uka
Të dy pacientët tashmë janë operuar, tregoi Uka.
“Të dy pacientët pas kryerjes së intervenimit kirurgjik, janë sjell për trajtim të mëtejshëm mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv. Po vazhdojnë të qëndrojnë dhe më tutje dhe po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor. Që të dy pacientët vazhdojnë të qëndrojnë dhe më tej të fjetur me barna, të kyçur për aparatura mjeksore”, tha Uka.