2.9 C
Mitrovice
E martë, 18 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Mbi 120 raste të shkurorëzimeve gjatë janarit në Kosovë

Gjatë muajit janar të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 124 raste të shkurorëzimeve.

Në nivel lokal, qytetet që kanë regjistruar numrin më të lartë të shkurorëzimeve janë Skenderaj dhe Ferizaj, secili me nga 12 raste.

Pas këtyre qyteteve, Prizreni ka raportuar 11 raste shkurorëzimesh, ndërsa Gjilani dhe Gjakova kanë pasur nga 9 raste të tilla gjatë muajit të parë të vitit.

Sipas të dhënave të publikuara në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), përmendet po ashtu se numri i përgjithshëm i kurorëzimeve ka arritur në 1,497, përfshirë ato brenda dhe jashtë Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT