3.4 C
Mitrovice
E hënë, 17 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Bravoooo: Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll kualifikohet në Kampionatin Botëror

Hendbollistët e rinj të Kosovës (U18) kanë shkruar një faqe të re të historisë sportive duke u kualifikuar për Kampionatin Botëror të Egjiptit.

Kjo arritje u sigurua pas një fitore dramatike 34-30 ndaj Nigerisë në finale të turneut “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ndeshja finale ishte një luftë e fortë dhe emocionuese. Të dyja pjesët e ndeshjes u mbyllën me rezultat të barabartë 13-13, ndërsa në kohën e rregullt, rezultati ishte 26-26.

Në momentet më dramatike, portieri i Kosovës, Olt Kabashi, bëri 11 pritje të rëndësishme, ndërsa Amar Muqolli, i cili u shpall lojtari më i mirë i finales, shënoi golin që çoi ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdimet, Kosova tregoi qëndrueshmëri dhe përmbysi Nigerinë me rezultatin përfundimtar 34-30.

Muqolli, lojtar i Besa Famgas, shënoi 9 gola, ndërsa Granit Kadiri kontribuoi me 7 gola. Erion Bajramaj dhe Ilir Istrefaj ndihmuan me nga 4 gola secili.

Rrugëtimi i Kosovës në këtë turne ishte mbresëlënës. Ajo filloi me dy fitore në fazën e grupeve: 30-27 kundër Nigerisë dhe 36-15 kundër Kaledonisë së Re. Në gjysmëfinale, Kosova mposhti Shtetet e Bashkuara me rezultat 27-26, para se të përsëriste suksesin ndaj Nigerisë në finale.

Ky kualifikim historik i çon Kosovën në Kampionatin Botëror të Egjiptit, i cili do të zhvillohet nga 6 deri më 17 gusht.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT