19.1 C
Mitrovice
E shtunë, 15 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Shtrenjtimi i rrymës, Bajrami: Nën qeverisjen e Kurtit çmimi i energjisë po rritet për herë të tretë

Hykmete N. Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me propozimin e ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës, duke theksuar se rritja e këtyre tarifave po bëhet për herë të tretë në mandatin qeverisës të Albin Kurtit.

Bajrami ka kujtuar edhe se si Kurti kishte premtuar lirim të çmimit të rrymës.

‘‘Qeveria për 4 vite nuk bëri asnjë lehtësim për bizneset, përkundrazi ka rritë çmimin e energjisë, ka rritë tatimin në pronë, mbledh tatimet nga ato dhe blen vota për të qëndruar në pushtet!’’, ka thënë ajo.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

A ju kujtohet kur Albin Kurti premtonte lirim të çmimit të energjisë? Nën qeverisjen e tij, çmimi i energjisë po rritet për herë të tretë dhe tashmë ka kohë që është dyfishuar!

ZRRE ka propozuar rritje të tarifave për 15% 📈 nga data 1 Prill, por kjo nuk është rritja e vetme këtë vit. Me vendim të ZRRE-së, KESCO ka filluar procedurat për të detyruar që të dalin në treg të hapur të gjitha ndërmarrjet që punësojnë mbi 50 punëtorë ose që kanë qarkullim mbi 10 milionë euro.

Kjo do të thotë rritje e shumëfishtë e tarifave për këtë kategori konsumatorësh, pasi ata do të furnizohen kryesisht nga importi i energjisë. Kjo ngase KEK-u ka obligim që energjinë e prodhuar ta ofrojë fillimisht për KEDS dhe KESCO, duke i lënë bizneset e mesme dhe të mëdha në mëshirën e tregut të hapur dhe çmimeve më të larta.

⚠️ Çfarë do të thotë kjo për ekonominë?

❌ Ngritje e shumëfisht e çmimit të energjisë për bizneset e mesme dhe të mëdha,

❌Efekte të rënda për bizneset, punëtorët dhe punëdhënësit dhe konsumatorët,

Qeveria për 4 vite nuk bëri asnjë lehtësim për bizneset, përkundrazi ka rritë çmimin e energjisë, ka rritë tatimin në pronë, mbledh tatimet nga ato dhe blen vota për të qëndruar në pushtet!

Liberalizimi i tregut duhet të ndodhë, por duhet gjetë mënyrën dhe kohën e duhur, përfundimisht tani as nuk është koha dhe as mënyra e duhur.

Poshtë politikat kundër bizneseve!

PS.

Në ditët në vijim, do t’ju ofrojmë të dhëna konkrete për ndikimin e kësaj politike. /Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT