12.5 C
Mitrovice
E enjte, 13 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Vdekje e dyshimtë në Zubin Potok, ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një person është gjetur i vdekur dje në Zubin Potok, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.

“Zubin Potok / 12.03.2025 – 07:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT